Tuna u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë duke surprizuar fansat e saj, pasi e kishte mbajtur shtatzaninë të fshehtë. Këngëtarja zbuloi lajmin e gëzueshëm përmes disas fotove që ndau në rrjete sociale, duke bërë me dije se ishte bërë me një djalë tjetër, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar Tuna. Ndërkohë, pak orë më parë ajo ka publikuar një video nga koha kur nuk dinim asgjë se ajo ishte në pritje të ëmbël.
Ajo ka organizuar një festë me personat e saj më të afërt për të zbuluar gjininë e fëmijës që priste. Në video shihet gjithashtu dhe Tiani duke pritur me padurim gjininë e bebushit që u zbulua nëpërmjet një avioni në qiell. Por ajo që vihej re ishte mungesa e Patrisit. /abcnews.al