Publikohet projekti i stadiumit të ri të Apolonisë

schedule22:25 - 27 Qershor, 2019

schedule 22:25 - 27 Qershor, 2019

Një tjetër impiant modern pritet të ndërtohet në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka publikuar plan projektin për stadiumin e Apolonisë.

Futbollit shqiptar pritet t’i shtohet edhe një tjetër stadium modern. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku tregon plan projektin për stadiumin e ri ku do të luajë ndeshjet skuadra e Apolonisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, impianti i ri është modern dhe brenda parametrave të kërkuar nga UEFA. Në rast se konkretizohet ndërtimi i një stadium të tille pa dyshim që do të cilësohej si një ndër impiantet më të mira në Shqipëri.

Stadium do të shërbente pozitivisht jo vetëm për skuadrën e Apolonisë, por edhe qytetit të Fierit. Kostoja e stadiumit do të sigurohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Fierit./ABV