Publikohet momenti i përplasjes fatale të autobusit në Bukuresht: Shoferi duhej të vendoste për 1 sekondë ku të shkonte

schedule14:14 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 14:14 - 26 Dhjetor, 2022

Është publikuar në medie momenti i përplasjes së autobusit me udhëtarët grekë në Rumani.

Si pasojë e përplasjes një 53-vjeçar nga Larisa humbi jetën, ndërsa 24 të tjerë u plagosën.

Në videon e publikuar nga mediat rumune, shihet autobusi teksa i afrohet harkut pa ngadalësuar shpejtësinë dhe shoferi me sa duket vlerësoi se autobusi do të mund të kalonte poshtë tij.

Siç shihet në video, treguesi i lartësisë ka goditur pjesën e sipërme të autobusit.

Lexo edhe: Aksidenti tragjik në Rumani, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve: Ishte si një masakër, kishte gjak kudo

Të hënën në mëngjes, avokati i shoferit argumentoi se klienti i tij “në momentin e fundit duhej të zgjidhte se ku të shkonte, brenda një sekonde duhej të vendoste. Nuk kishte shpejtësi.”

Avokati tha se “shoferi është ndalur disa herë në rrugë, nuk është lodhur, përgjegjësitë janë diku tjetër. Ky tunel u rinovua gjatë gjithë verës. Nga shtatori kemi pasur shtatë aksidente. Në të kaluarën aty kalonin pa probleme kamionët dhe autobusët. Kufizuesi i lartësisë ishte shumë i rëndë.”

Shoferi i autobusit pohoi se nuk ishte duke ecur me shpejtësi dhe ishte i kujdesshëm./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!