Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi është pjesë e këngës së botërorit “Rusi 2018”, sëbashku me Uill Smith dhe Niki Xhem. Sot është publikuar version audio i saj dhe është pritur shumë mirë nga publiku.
Është publikuar versioni audio i këngës që pritet të bëhet hit këtë verë. “Live it up”, titullohet kolona zanore që do të shoqërojë muajin më të lavdishëm të futbollit botëror. Bëhet fjalë për këngën zyrtare të botërorit “Rusi 2018”, që pritet të dhurojë emocione të veçanta nga 12 qershori deri në mesin e korrikut ku do të luhet dhe finalja e madhe që kurorëzon kombëtaren e futbollit më të mirë të botës.
Kjo këngë bëhet dhe më e veçantë për shqiptarët, pasi trojet shqipfolëse përfaqësohen denjësisht tek “Live it up” me këngëtaren tashmë të ndërkombëtarizuar, Era Istrefi. Solistja nga Kosova, në këngën e botërorit shoqërohet nga emra shumë të njohur të skenës ndërkombëtare si Uill Smith dhe Niki Xhem.
Pjesa më e veçantë dhe natyrisht ajo kryesore, refreni, këndohet me shumë profensionalizm dhe zë të veçantë nga Era Istrefi. Versioni audio i “Live it up” është publikuar në kanalin zyrtar në Jutjub të arstisti latin Niki Xhem dhe për pak orë ka marrë qindra mijëra shikime. Kënga është prodhuar nga Diplo, që është një nga Dj më të njohur në botë. /abcnews.al