Shtatë janë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Bullgari. Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e shqiptarëve të lënduar këtë tragjedi. Ky informacion është konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.
Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.
Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Medina Lutfiu (21.05.1996), shtetase e Maqedonisë së Veriut
Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës
Një udhëtim i nisur sot nuk ishte menduar se do të kthehej në tragjedi për turistët e nisur nga Shkupi drejt Stambollit. Kthimi ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme nga Bullgaria, por diçka nuk ka shkuar mirë dhe autobusi ka shpërthyer në flakë në Bullgari. Për pasojë kanë ndërruar jetë 46 persona, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Mes viktimave janë edhe dy shoferët e autobusëve. be.k/abcnews.al