Publikohet kënga e re: Luar dhe Ermal Fejzullahu i këndojnë shqiptares

schedule19:25 - 15 Qershor, 2021

schedule 19:25 - 15 Qershor, 2021

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Luar Arani dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar këngën më të re. “Shqiptare” mban titullin krijimi i ri, prodhimi i së cilës i është besuar producentit Mixey ndërsa për vijën melodike është kujdesur vetë Luar. Ky projekt i dedikohet vendit tonë, i shoqëruar dhe me pamje nga bukuritë natyrore shqiptare.

“Moj shqiptare unë të du qysh je, me të mirat që ti ke, dashni e zemrës je.”, janë disa nga fjalët e dyshes të ndërthurura me pamjet e mrekullueshme, veshjet dhe aksesorët me motive tradicionale. Sakaq, kujtojmë që kur Ermali zbuloi duetin tha se kjo këngë do ta rikthejë tek baladat, me të cilat ai nisi karrierën muzikore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!