Princi William dhe Kate Middleton kanë postuar një foto mbresëlënëse familjare në rrjetet sociale. Kjo është në fakt kartolina e tyre vjetore e Krishtlindjeve. Megjithatë, ndryshe nga portretet e viteve të kaluara, ajo nuk është me ngjyra. Çifti zgjodhi imazhin bardh e zi që mori komente të ndryshme nga përdoruesit.
Një nga ndjekësit e tyre në Instagram, për shembull, komenton se duke pasur parasysh vështirësitë që po përballet planeti, një sesion fotografik me ngjyra do të ishte më optimist.
Fotoja bardh e zi tregon familjen pesë anëtarëshe me këmisha të bardha, duke pozuar rreth një karrige prej pelushi.
Në qendër të saj, Princesha Charlotte, tetë vjeç, e veshur me xhinse dhe këpucë, është fotografuar e përkulur përpara, ndërsa Princi Louis, 5 vjeç, qëndron pranë saj, duke buzëqeshur. Nga pas, duke e mbajtur për supe, është babai i tij, Princi William.
Pranë tij është Kate, me këmishë të bardhë dhe xhinse, njësoj si Charlotte, dhe pranë saj, duke e përqafuar nga beli, i dyti në radhë për fronin, Princi George.
Pas kamerës qëndron fotografi Josh Shinner, me bashkëpunime me revistat dhe gazetat më të rëndësishme si Vogue, Esquire, New York Times, Wall Street Journal, duke fotografuar personalitete si Florence Pugh, Andrew Scott, Vanessa Kirby./abcnews.al