Publikohet grafiku i shpërndarjes së shpërblimit për pensionistët, si do bëhet tërheqja

schedule11:40 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 20 Dhjetor, 2020

Prej ditës së nesërme do të nisë shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh për pensionistët të akorduar nga qeveria me rastin e festave. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado ka publikuar grafikun e shpërndarjes në bazë të përllogaritjes së ditës së marrjes së pensionit.  Ai thekson se shpërblimet e pa tërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020

  • në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
  • në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
  • në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
  • në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
  • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
  • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
  • në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
  • Shpërblimet e pa tërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele

/mv.abcnews.al