Mediat hungareze kanë publikuar pamjet e para të Ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevksi në Budapest. Në video fillimisht shfaqet Gruevski ndërsa drekon në një restorant me dy persona të tjerë. Pasi kupton se po filmohet ish kryeministri largohet nga lokali me shpejtësi. Ai injoron edhe një gazetar, i cili e pyet se si u arratis nga Maqedonia dhe nëse Hungaria e ndihmoi gjatë operacionit të arratisjes. Por, Gruevski në stilin e vjetër, nuk u përgjigj dhe hyri në makinën e tij të parkuar para restorantit. Automjeti drejtohej nga shoferi i tij personal. Mediat hungareze raportojnë se restoranti ku drekoi Gruevski ishte shumë i shtrenjtë. Qeveria e Budapestit disa javë më parë pranoi kërkesën e ish-kryeministrit maqedonas për azil duke i dhënë atij strehim politik. Në Shkup ai duhet të vuajë dënimin me 2 vite burg për shpërdorim fondesh. /abcnews.al
Publikohen pamjet e para të Nikolla Gruevskit në Hungari
schedule17:57 - 12 Dhjetor, 2018
schedule 17:57 - 12 Dhjetor, 2018