Publikimi i të dhënave sekrete, nis hetimi penal ndaj John Bolton

schedule11:00 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:00 - 16 Shtator, 2020

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka nisur një hetim penal ndaj ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton pasi dyshohet për publikim të të dhënave sekrete në librin e botuar në qershor.

Lajmi fillimisht u raportua nga New York Times dhe Wall Street Journal. Charles Cooper,  avokat i Bolton, tha në një email: “Ne jemi të vetëdijshëm për hetimin penal kundrejt Bolton.”

“Ambasadori Bolton ka mohuar çdo akuzë se ai ka vepruar në mënyrë të paligjshme, e aq më pak mënyrë kriminale dhe se ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka bërë gjatë gjithë kohës, në çdo hetim zyrtar rreth tij.”

Administrata e Trump  u përpoq të ndalonte publikimin e librit me urdhër gjykate por nuk ia doli. Sipas administratës, libri ishte shumë kritik ndaj Trump madje përmbante informacione që mund të kërcënonin sigurinë kombëtare. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!