Publikimi i përgjimeve/ Gazetari: VV me standart të dyfishtë, dikur akuzonte partitë e tjera për bashkëpunim me serbët

schedule16:29 - 11 Korrik, 2023

schedule 16:29 - 11 Korrik, 2023

Gazetari Adriatik Kelmendi tha në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me Linda Karadakun, tha se Lëvizja Vetëvendosje po sillet me standart të dyfishtë pasi ka qenë vetë ajo që dikur ka akuzuar partitë e tjera në Kosovë për bashkëpunim me përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut.

“Lista serbe dhe përfaqësuesi i saj, sipas të gjitha gjasave, ka incizuar këto biseda duke pasur parasysh se lëvizja Vetëvendosje është duke mohuar çdo koordinim me ta dhe është duke thënë se po marrin pjesë në qeveri në një koalicion që nuk është koalicion por është përmbushje e një detyrimi kushtetues. Çka e thellon skandalin është se në këto komunikime kemi parë që është diskutuar edhe me Radoiçiç, që është i kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës për thyerjen e ligjeve të Kosovës dhe është futur në listën e zezë të SHBA-së“, theksoi gazetari.

Publikimi i dokumentit audio, ku dëgjohet një bisedë telefonike mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç, shkaktoi reagime të ashpra në Prishtinë. Duke reaguar ndaj kritikave, Kusari Lila tha se s’ka asgjë që nuk shkon me këto përgjime.

Ajo pretendoi se kryeministri Albin Kurti nuk ishte në dijeni për bisedën që ka pasur ndërsa shtoi se nuk do të dorëhiqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!