Psikoterapi, “Rruga për t’u bërë dikushi”

schedule08:27 - 15 Nëntor, 2019

schedule 08:27 - 15 Nëntor, 2019

Mënyra personale e të menduarit është e rëndësishme për zhvillimin e njeriut shprehet Prof Dr Adem Tamo, në “ABC e mëngjesit” të Enkel Demit.

Prof Dr Adem Tamo, ka ndarë disa detaje të librit “Rruga për tu bërë dikushi”, që do të jetë pjesë e Panarit të Librit.

Ademi tregon për rastet e paraqitura në libër dhe thekson se: “në pamje të parë nuk duken si shqetësime të rënda, por që janë shumë të rënda”.

Kur klientët zbulojnë se nuk janë ata që kanë dashur të jenë, kjo është një vuajte shumë e madhe për ta. Ademi thekson se kjo është një nga asrsyet që njerëzit vijnë dhe kërkojnë ndihmë. “Trajtimi i një rasti nga fillimi në fund është një destinacion më vete, në ditë përballemi me qindra raste”, shprehet Ademi.

“Klientët me të cilët punohet më gjatë është më e thjeshtë për ne sepse familjarizohesh me rastin dhe ke më shumë mundësi për ta menaxhuar situatën”, tha Ademi.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se çfarë mendon për shprehjen “Mos e mer shpirtin në punë”, Ademi thekson se duhet të ketë një balancim mes profesionit dhe jetës private.

“Kam pasur momente kur jam ndjerë i lodhur nga puna dhe kam kufizuar rastet deri në momentin që e kam parë të arsyeshme, një tjetër mundësi e mirë është të ndjekësh trajnime. Një nga toksinat e kësaj pune është të bartësh shqetësimin e dikujt”, deklaroi Ademi.

“Zhvillimi i njeriut nuk ka fund, rruga për tu bërë dikush është përpjekja për tu bërë ai që është dhe ai që mund të bëhët”, tha ndër të tjera Ademi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!