Psikologu i njohur zbulon shenjat delikate që tregojnë se jeni shumë inteligjent

schedule13:55 - 28 Gusht, 2023

schedule 13:55 - 28 Gusht, 2023

Psikologu i njohur Ali Fenwick, i cili në profilin e tij në Instagram të quajtur @modern.day.psychologist shpesh publikon këshilla që përpiqet të afrojë psikologjinë moderne me njerëzit, në një nga postimet e tij vendosi të shpjegojë se cilat shenja tregojnë inteligjencën tek njerëzit.

Siç shpjegon ai, shumë njerëz kurrë nuk do të lidhnin shenja të caktuara me inteligjencën mbi mesataren.

Një nga shenjat delikate që tregon se një person është shumë inteligjent i referohet të menduarit të tepruar për gjërat, domethënë të menduarit shumë. Këta njerëz janë të prirur për analiza të vazhdueshme. Psikologia shpjegon se personat me këtë tipar kanë një nivel të lakmueshëm inteligjence, por në të shumtën e rasteve mund të ketë edhe një efekt shumë të rëndë për ta.

Përveç mendimit të tepruar, shenja të tjera që mund të tregojnë se një person është shumë inteligjent përfshijnë gjumin në orët e vona, sarkazmën, miopinë dhe dëshirën për të kaluar sa më shumë kohë në vetmi, shton psikologu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!