Psikologia Almeida Xhaferi tregon rastet: Mbajtja zi për kafshët, proces i mirëfilltë

schedule12:29 - 9 Maj, 2021

schedule 12:29 - 9 Maj, 2021

Psikologia Almeida Xhaferi ishte e ftuar në emisionin dedikuar kafshëve ‘Enxhi në botën e kafshëve’. Sot u diskutua tema e ndarjes së kafshës nga jeta, përjetimi nga i zoti dhe rastet e trajtimit në klinikë. Psikologia Almeida Xhaferi tha:

‘Të humbasësh kafshët është njësoj si një anëtar familjeje, si ndarja nga i dashuri, është një pjesëtar i dashur në familje. Është një lidhje e fortë emocionale, intensive.

Ka raste qe një njeri i vetmuar ka vetëm këtë rrugëtar gjatë gjithë jetës së tij. Këta njerëz përjetojnë një proces zie të mirëfilltë e duhet t’i respektojmë. Këta njerëz duan të bëjnë ritualet tamam si për njerëzit, dhe nuk ka asgjë të keqe pasi është zgjedhje personale”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!