Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG tentoi të tundoi Vinicius, braziliani zgjodhi kampionët e Europës para parave

schedule12:53 - 19 Qershor, 2022

schedule 12:53 - 19 Qershor, 2022

Vinicius do të vazhdojë të jete pjesë e Real Madrid edhe për disa sezone të tjera, me lojtarin që ka vendosur të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe pse kishte dhe interesime nga skuadra të tjera.

Sipas “Marca”, njëra nga skuadrat ishte PSG, me klubin parizien që i ka kërkuar Vinicius që të mos rinovojë me madrilenët dhe i ka vendosur në tavolinë 40 milionë euro neto në sezon.

Vinicius i mbajti “Los Blancos” të informuar në çdo moment për këto lëvizje për të cilat spanjollët morën masa.

Leonardo, ish-drejtori sportiv i PSG-së, ka shfaqur gjithmonë interesim të madh për Vinicius dhe në fakt, sa herë flitej për Mbappe dhe Real Madrid, Leonardo vinte në tavolinë emrin e brazilianit.

Skuadra franceze në këtë mënyrë  e kuptoi se Vinicius nuk do të largohej nga LaLiga dhe drejtuaesit  hoqën dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me brazilianin për të cilin ishin të interesuar edhe Manchester United, Liverpool dhe Chelsea, shpjegon Marca. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!