“PSG s’ka nevojë për një si Conte”, ish-i Jerome Rothen: E ka mendjen te milionat

schedule12:54 - 27 Prill, 2022

schedule 12:54 - 27 Prill, 2022

Antonio Conte është një nga emrat e shumëpërfolur për të marrë drejtimin e PSG, pasi Mauricio Pochettino pritet ta mbyllë me francezët në fund të sezonit.

Lajmet për Conten kanë sjellë edhe reagime, teksa Jerome Rothen ka mbajtur një qëndrim. Ish-lojtari i PSG, aktualisht komentator në RMC Sport, është shprehur:

“PSG nuk ka nevojë për një trajner si Conte, më mirë të qëndrojë aty ku është. PSG duhet të rindërtojë një imazh shumë më të shëndetshëm, kemi nevojë për njerëz me pasion të madh për futbollin.

Nuk po them që Conte nuk është pasionant, por duket se ai është më shumë i interesuar për çeqet e milionave.

Nëse ai do të vinte këtu me motivimin e duhur, atëherë dakord, sepse ka grintë dhe kam përshtypjen se identifikohet menjëherë me klubin që drejton.

Por jo në kushte të caktuara ekonomike, nuk ia vlen të afrosh një trajner me rrogë shumë të lartë”. Conte thuhet se ka kërkuar 30 milionë euro në sezon, nga 17 milionë që përfiton aktualisht te Tottenham. / abcnews.al