PSG ka bërë ofertën e parë zyrtare për Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi spanjoll i dha fund aventurës 16-vjeçare me Real Madrid, tani është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat që i kanë ardhur.
Kalimin te klubi i njohur francez e dëshiron, teksa L’Equipe zbulon propozimin që i ka ardhur 35-vjeçarin andaluzian nga Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së.
Sergio Ramos e pret një rrogë sezonel prej 13 milion eurosh në sezon dhe një ofertë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit verën e ardhshme.
Rroga plotëson kërkesat e lojtarit defensiv, por ky i fundit kërkon një kontratë edhe më të gjatë; minimalisht dy ose tre vjeçare. /abcnews.al