Edhe pse pothuajse të gjitha burimet të çojnë në marrëveshjen se Mbappe dhe Real Madrid kanë përfunduar për sezonin e ardhshëm, sipas “Le Parisien”, PSG nuk është dorëzuar ende dhe i ka propozuar një pagë më të lartë Mbappes.
Plot 80 milionë euro në sezon për sulmuesin francez, kontrata e të cilit skadon në qershor të këtij viti.
Gazeta franceze shton se nëse Reali nuk i garanton Mbappes të njëjtën pagë ose më të lartë si Vinicius Jr dhe Bellingham, atëherë ai do të rinovonte me PSG-në dhe përsëri do të linte “thatë” klubin spanjoll./h.ll/abcnews.al