Performanca e Victor Osimhen në fushën e lojës flet vetë. Golat e tij me fanellën e Napolit justifikojnë mjaftueshëm çmimin e kartonit të tij.
Luis Campos, drejtori i PSG-së që solli Osimhen në Lille në vitin 2019, do të donte ta merrte atë në Paris merkaton e verës.
Sipas “RMC Sport”, ka pasur disa takime javët e fundit me agjentin e lojtari, i cili thuhet se është i hapur për destinacionin francez.
Problemi i PSG-së do të ishte të bindë Napolin, me De Laurentiis i cili nuk ka ndërmend ta ulë çmimin e tij nën 100 milionë euro. Kështu, për të ulur çmimin e kartonit të nigerianit, Campos do të përpiqet të ofrojë para plus kartonin e Leandro Paredes dhe Mauro Icardit./ h.ll/abcnews.al