PSG pas Nagelsmann, Bayern nuk pranon më pak se 10 milionë euro për ish-trajnerin

schedule22:16 - 9 Qershor, 2023

schedule 22:16 - 9 Qershor, 2023

“Bavarezët” e Bayern Munich vendosën të shkarkonin në mënyrë të papritur teknikun Julian Ngalesmann në muajin mars e në vend të tij të vendosnin në krye të pankinës, gjermanin tjetër, Thomas Tuchel.

I “papunë” që prej muajit mars, Nagelsmann ka patur negociata me shumë klube për të marrë drejtimet e tyre si Chelsea e Tottenham e pas shkarkimi të Christophe Galtier për 35-vjeçarin gjerman tashmë interesohen dhe “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain.

Mirëpo, pavarësisht se nuk drejton më skuadrën e Bayern, PSG duhet t’i paguajë “bavarezëve”, 10-15 milionë euro për shërbimet e Nagelsmann, kjo për arsye se kontrata mes klubit e ish-trajnerit nuk është ndërprerë ende e mesa duket kjo është një lëvizje e zgjuar nga “të kuqtë” e Mynihut për të përfituar disa para shtesë në arkat e tyre. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!