PSG nuk njeh limite, plot 250 milionë euro gati për sulmuesin e Barcelonës

schedule15:56 - 14 Prill, 2024

schedule 15:56 - 14 Prill, 2024

PSG nuk njeh më limite në merkato dhe ashtu sic ka bërë në vitet e fundit me transferime si ato të Mbappe apo Neymar, do të vijojë edhe në merkaton e kësaj vere. Sipas mediave italiane, PSG është gati të shpenzojë deri në 250 milionë euro për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Klubi francez do të humbasin Mbappe dhe kështu janë vënë në kërkim të një tjetër sulmuesi, ku në skanerin e tyre është futur 16 vjeçari i Barçës.

Në fakt, presidenti i Barcelonës, Laporta, theksoi se kishin refuzuar një ofertë prej 200 milionë euro për Yamal, por nuk e bëri të ditur klubin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!