Me “lëmshin” e krijuar te “bavarezët” e Bayern Munich, duket se lojtarët nuk ndihen komod te kampionët “e kuq” të Gjermanisë, ku pas Pavard e Kimmich, tashmë një paralajmërim për t’u larguar nga klubi e ka bërë dhe qendërmbrojtësi francez, Lucas Hernandez.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, por dhe atyre franceze, “kirurgu” 27-vjeçar i mbrojtjes, shihet gjithnjë e më afër “gjigandëve” të Francës, Paris Saint-Germain, me këta të fundit, që e kanë shprehur prej kohësh “fiksimin” e tyre për Hernandez.
Megjithatë, francezi konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për planet e teknikut Thomas Tuchel, por duke llogaritur vlerën në treg prej 50 milionë eurosh dhe kontratën që skadon verën e ardhshme do të ishte më mirë nëse Bayern do të arkëtonte disa miliona nga shitja e francezit. /i.m /abcnews.al