Gjatë afatit kalimtar të verës që lam pas, Gigio Donnarumma nënshkroi me PSG me kosto zero. Një gjë të tillë klubi parisien po synon ta bëjë edhe me një tjetër lojtar të rëndësishëm të Milanit, sic është Frank Kessie.
Mesfushori ka refuzuar kontratën më pagë deri në 6.5 milion euro në sezon, duke pretenduar minumi 10 milion euro, kështu palët janë shumë larg një marrëveshje.
PSG është në dijeni të situatës dhe ka nisur kontaktet me futbollistin të cilit janë të gatshëm t’i japin pagën që ai dëshiron.
Me kontratën e futbollistit që skadon verën e ardhme, Parisi synon ta mbyllë marrëveshjen më 1 janar, me Milanin që do humbte falas një tjetër yll të skuadrës.
Pasi humbi Camavingan, Kessie është basti i Leonardos për të përforcuar qendrën e mesfushës. /abcnews.al/