PSG ka vendosur në buxhetin e tyre për merkaton e verës 100 milionë euro vetëm për një sulmues i cili do të transferohet për të mbështetur Kylian Mbappe në repartin ofensiv sezonin e ardhshëm.
Sipas “TyC Sports”, objektivat e Luis Campos janë Harry Kane, Victor Osimhen dhe Kolo Muani. Drejtori i PSG-së është i vendosur për të punuar fort këtë merkato dhe të sjellë me çdo kusht një prej tre emrave të përmendur.
Me shumë mundësi, shifra prej 100 milionë euro e përgatitur për një sulmues, ndoshta mund të sjellë në Paris vetëm Kolo Muani, pasi Kane dhe Osimhen vlerësohen më shumë nga klubet përkatëse./h.ll/abcnews.al