PSG në historinë e Champions, ky është rekordi i vendosur!

schedule13:31 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:31 - 7 Nëntor, 2019

PSG mposhti një ditë më parë Club Brugge me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe regjistroi fitoren e katërt radhazi, madje pa pësuar asnjë gol. Francezët bëhen të vetmit që e kanë bërë diçka të tillë, katër fitore në ndeshjet e para pa pësuar gol, në më shumë se një sezon.

Gjiganti francez e ka regjistruar diçka të tillë edhe në sezonin 2017-2018. Asokohe në ndeshjen e parë mundën 0-5 skocezët e Celtic, për të vijuar me triumfin 3-0 ndaj gjermanëve të Bayern Munich dhe dy fitoret ndaj Anderlecht me rezultatet 0-4 dhe 5-0.

Këtë sezon “viktimat” kanë qenë Real Madrid (3-0), Galatasaray (0-1) dhe Club Brugge së fundmi, që francezët e kanë mposhtur 0-5 dhe 1-0. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!