PSG në gjueti të Messit e Alaba, tani Neymar ka një çmim

schedule09:33 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 09:33 - 12 Dhjetor, 2020

PSG mund të pësojë ndryshime të mëdha verën e ardhshme. Kontrata e Neymar përfundon në verën e vitit 2022 dhe nga Franca raportojnë se PSG i paraprin mundësisë së brazilianit për të mos rinovuar.

 

L’Equip raporton se kush e do Neymar në verë, duhet të vendosë në tavolinë të paktën 100 milionë euro. Nga ana tjetër PSG po punon për të afruar yje, që janë në fund të kontratave aktuale.

Lionel Messi dhe David Alaba janë dy prej tyre. Argjentinasi pritet të lërë katalanasit dhe klubet që e përballojnë financiarisht janë të paktë dhe në këtë listë të shkurtër është edhe PSG.

 

Nëse Messi është një operacion, që do shumë energji dhe financa, me i lehtë është ai i David Alaba. Austriaku dhe Bayern Munich i kanë thyer marrëdhëniet dhe 29-vjeçari nga janari pret oferta.

Objektivat e drejtorit Leonardo nuk përfundojnë me kaq. Delle Alli te Tottenahm nuk po kalon formë të mirë dhe shitja e tij është opsion objektiv. PSG është gati të hidhet në sulm. /abcnews.al