Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG në finale, Mourinho: Kanë dështuar, duhet ta kishin fituar para dy vitesh

schedule17:39 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:39 - 21 Gusht, 2020

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, gjithmonë përbën lajm me fjalët e tij. Strategu portugez ka folur për ekipin e PSG-së, që pas 25 vitesh ka arritur për herë të parë në finalen e Champions League.

Por, kjo gjë nuk e impresionon Mourinhon, pasi “Special One” mendon se parisienët duhet ta kishin fituar trofeun që para dy sezonesh. “Mendoj se PSG ka dështuar që nuk e ka fituar trofeun që para dy sezonesh.

Ata kanë bërë investime gjigante në 5-6 vitet e fundit dhe kanë në përbërje lojtarët më të mirë në botë. Shikoni emrat në listën e skuadrës së PSG-së dhe pastaj më jepni të drejtë”, përfundoi Mourinho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!