Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

PSG merr Zidanin, United pritet t’i besojë Pochettinos, zbulohet skenari nga mediat angleze

schedule13:15 - 22 Nëntor, 2021

schedule 13:15 - 22 Nëntor, 2021

Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United ka lënë këtë të fundit pa trajner. Humbja 4-1 ndaj Watford ishte e pa pranueshme për drejtuesit e United, e cila ishte humbja e 5-të në 7 ndeshjet e fundit.

Djajtë e kuq po shikojnë me imtësi çdo opsion të mundshëm të trajnerit të ri, teksa janë refuzuar nga tekniku francez Zinedine Zidane, i cili aktualisht është pushim.

Sipas “BBC Sport” raportohet se ish-trajneri i Real Madridit dëshiron të jetë në krye të PSG-së që aktualisht ndodhet Mauricion Pochettino.



Kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse Pochettino vendos të largohet nga drejtimi i gjigandëve francez.

Sipas “Daily Mail” tekniku argjentinas nuk ka preferuar të marrë një shtëpi me qera, teksa jeton në hotel dhe familja e tij ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një opsion ngelet që Pochettino të marrë drejtimin e Manchester United dhe Zidane të ulet në pankinën e PSG. Një mundësi kjo që sipas mediave anglezë mund të ndodhë ditët e ardhshme.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!