Marco Verratti është pjesë e PSG prej korrikut të vitit 2012 dhe ndihet për mrekulli te kampionët e Francës. Mesfushori është grumbulluar me kombëtaren italiane për sfidat e Nations League ndaj Polonisë në transfertë (11 tetor) dhe Holandës në shtëpi (14 tetor).
27-vjeçari flet rreth merkatos, duke qetësuar tifozët e PSG-së. Nuk mungon një koment për dy bashkëkombasit e tij, Alessandro Florenzin dhe Moise Kean, të cilët iu bashkuan nënkampionëve të Evropës në merkato.
“Gjëja që më pëlqen më shumë është të luaj futboll dhe ta bëj me një skuadër që ka objektiva të mëdha. Në tetë vitet e fundit kam luajtur me kampionë të mëdhenj dhe sfida tepër të rëndësishme.
Kur të gjitha këto bëhen bashkë, nuk është e nevojshme të kërkoj për një alternativë tjetër. Jam shumë mirë te PSG për momentin, por të ardhmes nuk i dihet kurrë. Florenzi dhe Moise Kean? Jam i lumtur që kanë ardhur këtu te ne.
Jam shumë i lidhur me Alessandron (Florenzi) dhe më është bërë qejfi që do e kem shok skuadre. Moise ka nevojë të hedhë një hap përpara për t’u bërë edhe më i fortë sesa është“, thekson mesfushori italian. /abcnews.al