PSG po luan edhe gurët e fundit për transferimin e Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro Interit.
Mediat italiane dhe ato franceze janë duke raportuar se Interi është duke e vlerësuar ofertën dhe mund ta pranojë atë nëse siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi.
Mbrojtësi slloven është i hapur për kalimin në Ligue 1, pasi PSG i garanton pagë shumë më të lartë se sa Interi, por klubi italian ende nuk ka pranuar shitjen e tij.
Gjithsesi afati kalimtar në Francë është i hapur deri në ora 00:00 dhe PSG do të bëj përpjekje maksimale për të nënshkruar me Skriniar. /f.a/abcnews.al