PSG shkarkoi Thomas Tuchel nga detyra e trajnerit më 29 dhjetor të vitit 2020. Gjermani qëndroi pak ditë pushim dhe më 26 janar mori drejtimin e Chelsea. Me “Blutë e Londrës” ka bërë një punë fantastike në një kohë të shkurtër.
Tuchel udhëhoqi skuadrën londineze drejt majës së Evropës, pasi fitoi Champions League në finalen ndaj Manchester City të Pep Guardiolës. Dikush mund të mendojë se në Francë janë penduar, por Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, mendon ndryshe.
“Vijoj të mendoj se vendimi për t’u ndarë me Tuchel ishte i duhuri. Cikli i tij në klubin tonë kishte mbaruar. Fitoi Champions League me Chelsea? Ky është futbolli, janë gjëra që ndodhin dhe jam i lumtur për të“, deklaroi drejtuesi brazilian. /abcnews.al