PSG siguroi vendin e dytë në grup pas Borussia Dortmund, teksa të hënën do të mësojë kundërshtarin në takimet me eliminim direkt dhe drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën.
Luis Enrique pret një mesfushor dhe i përzgjedhuri është Casemiro, me 31-vjeçarin, që luan me “Djajtë e Kuq” të Manchester United prej verës së vitit të kaluar, kur la “galaktikët” e Real Madrid dhe u transferua në “Old Trafford” për 70 mln euro.