Inter dhe Marcelo Brozoviç ende nuk po ulen të diskutojnë shifrat e rinovimit.
Babai i kroatit dhe avokati i tyre nuk po ulen të bisedojnë rreth rinovimit të kontratës së mesfushorit sepse PSG është shfaqur në horizont.
Brozoviç momentalisht është një ndër mesfushorët më të mirë të Seria A dhe për Interin do të ishte një humbje e madhe largimi i tij.
Babai i tij bashkë me avokatin po vonojnë takimin sepse është bërë e ditur se klubi francez ka interes për kroatin e Inter-it.
Sipas “LaGazzettadelloSport”, Një takim me shumë mundësi do të vijë pas ndeshjes me Sheriff në ligën e kampionëve.
Inter është në ankth sepse nëse Brozoviç nuk do të rinovonte, atëherë ai do të dilte në merkato me parametra zero./H.LL/abcnews.al