PSG gati t’i rrëmbejë lojtarin portugez skuadrës së Milanit

schedule10:40 - 3 Maj, 2022

schedule 10:40 - 3 Maj, 2022

PSG kërkon të përforcojë skuadrën  për sezonin e ri dhe drejtuesit janë hedhur në aksion për të gjetur lojtarët e duhur që të mund të transferojnë në Paris gjatë merkatës së verës.

Në radarët e skuadrës franceze ka rënë edhe lojtari i Milan, Rafael Leao.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Milanit 70 milionë euro për portugezin, kompletuar me një kontratë 6 milionë në sezon, por kuqezinjtë pritet t’a refuzojnë, pasi ai e konsiderojnë Leaon një lojtarë mbi të cilin do të  ndërtojnë skuadrën e të ardhmes. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!