PSG do të mendohet mirë nëse do të shkarkojë Pochettinon, klauzola step francezët

schedule15:40 - 22 Mars, 2022

schedule 15:40 - 22 Mars, 2022

Mauricio Pochettino duket gjithnjë e më larg Parisit dhe zërat për shkarkimin e trajnerit argjentinas në fund të sezonit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse, por “L’Equipe” ka zbuluar një klauzolë të veçantë të kontratës së tij me klubin francez.

Sipas asaj që lexojmë, PSG-ja do t’i duhet t’i paguajë Pochettinos, i cili ka kontratë deri në qershor 2023 me një pagë 8 milionë euro në sezon, rreth 15 milionë euro në rast të shkarkimit të tij këtë verë. Por në total do t’i shkonte PSG-së rreth 20 milionë euro, duke marrë parasysh edhe stafin e tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!