PSG dhe Juve nuk e duan, Icardi “telefonon” Paredes

schedule08:29 - 26 Prill, 2023

schedule 08:29 - 26 Prill, 2023

Kartoni i Leandro Paredes është në pronësi të PSG-së, por aktualisht është në huazim te Juventus.

Paredes i ardhur me bujë të madhe në Torino, nuk arriti të shfaqte talentin e tij të dikurshëm. Mesfushori argjentinas madje ka pasur disa herë përplasje me trajnerin e “zonjës së vjetër”, Allegrin.

Shkaku kryesor ka qenë pikërisht mosaktivizimi i argjentinasit, pasi Allegri preferonte të tjerë lojtarë në vend të tij. Paredes nuk bën pjesë në planet e formacionit titullar dhe Juventus do ta kthejë atë në fund të sezonit te klubi francez.

Nga ana tjetër, PSG kërkon t’i gjejë një klub tjetër pasi as në Paris nuk ka më vend për të. Sipas “Fanatik.com”, për Paredes ka një sponsor special nga Turqia. Bashkëkombasi i tij, Mauro Icardi, i ka sugjeruar ekipit turk të Galatasaray nënskrimin e tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!