PSG dëshiron të shesë Neymar, por klubi është i “burgosur” nga kontrata

schedule22:10 - 22 Qershor, 2022

schedule 22:10 - 22 Qershor, 2022

“Ne duam më shumë të rinj francezë, lojtarë që janë krenarë për këtë fanellë dhe një ekip që fokusohet më shumë tek kolektivi”, këto fjalë të Nasser Al-Khelaifi mjaftuan për të ndezur thashethemet në Francë për një shitje të mundshme të Neymar nga Paris Saint Germain.

Në realitet, prej disa javësh zërat ndjekin njëri-tjetrin për një largim të brazilianit, i cili jo çuditërisht i kishte bërë të qarta gjërat në fund të majit duke deklaruar publikisht se donte të qëndronte në Paris.

Pas një pyetjeje specifike, presidenti i PSG-së bëri një driblim të denjë për “O’Ney” ‘disa lojtarë do të mbërrijnë, të tjerët do të largohen, por unë nuk mund të flas për këto gjëra me mediat’, por, edhe nëse ai donte të hiqte dorë nga 30-vjeçari,  do të përballej me një rrugë ndoshta më të vështirë se ajo që çoi në rinovimin e Mbappe-s, pikërisht kur ai ishte një hap larg për t’i thënë po Real Madridit.

PSG-ja është “e burgosur” nga politikat e veta, pasi realiteti është se në Europë askush nuk do të investonte 80-100 milionë euro dhe mbi të gjitha do të garantonte një pagë 49 milionë euro bruto në vit për Neymar, i cili gjithashtu është kthyer nga një sezon i dobët.

Një koncept i shprehur mirë nga Joan Laporta, i cili jo shumë kohë më parë tha: “Kush nuk e pëlqen Neymar? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por kur këta lojtarë nënshkruajnë për PSG-në është sikur kanë nënshkruar burgimin e tyre . Për të ardhur në Barcelonë ata duhet të mbërrijnë falas”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!