PSG beson se Mbappe ka ndryshuar strategji për shkak të Benzemas

schedule16:45 - 8 Korrik, 2023

schedule 16:45 - 8 Korrik, 2023

Kylian Mbappe së fundmi tha se nuk do të aktivizonte opsionin për të vazhduar kontratën e tij me PSG. Sipas Marca, klubi parizien beson se Mbappe ka ndryshuar strategjinë e tij për shkak të largimit të Karim Benzema nga Real Madrid.

Kur të gjithë besonin se Benzema do të qëndronte edhe një sezon në Madrid, negociatat mes PSG-së dhe rrethit të Mbappes për mundësinë e zgjatjes së kontratës po shkonin në drejtimin e duhur. Por më pas gjithçka ndryshoi në mënyrë dramatike.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tha më herët se Mbappe do të shitet këtë verë nëse ai nuk rinovon kontratën e tij në javët e ardhshme. Në Paris, ata nuk lejojnë opsionin në të cilin sulmuesi do të largohet pas një viti falas. /G.D abcnews.al/