Pse Vuçiç fitoi sërish? Përgjigjet gazetari serb në “Log.”

schedule21:30 - 5 Prill, 2022

schedule 21:30 - 5 Prill, 2022

Gazetari serb Darko Popoviç i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Serbi.

I pyetur nga Xhafo se përse Vuçiç edhe këtë herë fitoi zgjedhjet me një përqindje të lartë, Popoviç tha se kjo vjen për shkak të një opozite mjaft të dobët.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse fiton sërish Vuçiç, pse nuk ka rivalë?

Popoviç: Ka dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me të ashtuquajturën opozitë, e cila bojkotoi zgjedhjet 22 vite më parë. Së dyti fushata e opozitës nuk ishte e mirë. Zoti Vuçiç dhe partia e tij përparimtare kishte një fushatë shumë të fokusuar dhe të mirë organizuar dhe adresuan shumë nga çështjet që shqetëson njerëzit. Të tilla si varfëria dhe puna.

/Abcnews.al/