Pse vitamina B-Kompleks duhet të jetë pjesë e ditës suaj?

schedule13:38 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:38 - 21 Shkurt, 2022

B-Kompleks përbëhet nga tetë vitamia që janë: B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12, të cilat kryejnë një mori funksionesh të dobishme në organizmin e njeriut.

Cilat janë përfitimet?

Vitaminat B luajnë një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Si blloqet ndërtuese të një trupi të shëndetshëm, vitaminat B kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet tuaja të energjisë, funksionin e trurit dhe metabolizmin e qelizave.

Kompleksi i vitaminës B ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe nxit:

– shëndetin e qelizave
– rritjen e qelizave të kuqe të gjakut
– nivelet e energjisë
– shikim të mire
– funksionin e shëndetshëm të trurit
– tretje të mirë
– oreks të shëndetshëm
– funksionin e duhur nervor
– prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit
– shëndetin kardiovaskular
– tonin e muskujve

Te femrat

Vitaminat B janë veçanërisht të rëndësishme për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Këto vitamina ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe ulin rrezikun e defekteve të lindjes.
Për gratë shtatzëna vitaminat B mund të rrisin nivelet e energjisë, të lehtësojnë të përzierat dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të preeklampsisë.

Te meshkujt

Vitaminat B mendohet se rrisin nivelet e testosteronit te meshkujt, të cilat ulen me kalimin e moshës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë meshkujt të ndërtojnë muskuj dhe të rrisin forcën.

Si mund ta dalloni nëse keni mangësi?

Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitamina B duke konsumuar një dietë të ekuilibruar, por megjithatë është ende e mundur të keni mangësi.

Simptomat që nuk po merrni mjaftueshëm vitamina B:

– skuqjet e lëkurës
– çarje rreth gojës
– lëkurë me luspa në buzë
– gjuha e fryrë
– lodhje
– dobësi
– anemi
– konfuzion
– nervozizëm ose depresion
– të përziera
– ngërçet e barkut
– diarre
– kapsllëk
– mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe duar

Kujdes: Gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ndonjë suplement në rutinën tuaj.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën

May be an image of text that says 'Spitali Amerikan B-Kompleks (B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9, B12), si blloqet ndërtuese të nje trupi të shëndetshëm kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet e energjisë, funksionin trurit dhe metabolizmin e qelizave.'

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!