Pse vdesin shqiptarët? Shumica nga shkaqe natyrale dhe nga tumoret e sëmundje të papërcaktuara

schedule16:25 - 29 Maj, 2023

schedule 16:25 - 29 Maj, 2023

23 mijë e 998 persona humbën jetën vitin e shkuar në Shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave 21.3% më pak se në vitin 2021. Më shumë ishin meshkuj se femra dhe në 97% të rasteve shkaqet ishin natyrale ndërsa në 2 % nga aksidentet.

Sa I përket problemeve shëndetësore sëmundjet e qarkullimit të gjakut mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vendin tonë me më shumë se gjysmën e humbjeve të jetës tek persona nga 20 deri në 80 vjeç. Këtu bëjnë pjesë sëmundjet kronike të zemrës me 42.2% të rasteve ato ishemike me 22.3% dhe sëmundjet e enëve të trurit me 22.5%.

Kukësi, Shkodra dhe Dibra janë Qarqet me numrin më të lartë të humbjeve të jetës nga këto sëmundje ndërsa Gjirokastra me numrin më të ulët.

Ndërkohë 20.2% e shqiptarëve vjet sipas Institutit të Statistikave humbën jetën nga shenja apo sëmundje të papërcaktuara . Pjesa më e madhe e tyre ishin mbi 70 vjeç për të cilët shkak kryesor ishte vdekja nga pleqëria. Më shumë humbje jete janë regjistruar në Gjirokastër ndërsa më pak në Kukës.

Tumoret përbëjnë grupin e tretë të sëmundjeve për numrin e të vdekjeve të shkaktuara. Megjithëse krahasuar me vitin më parë janë regjistruar 5.7% më pak humbje jete kanceri është përgjegjeës për 13.5% të vdekjeve në vendin tonë. Këtu kryesojnë tumori i aparatit tretes dhe i rrugëve të frymëmarrjes. Berati, Elbasani, Gjirokastra dhe Korça janë Qarqet ku numri i humbjeve te jetës është më i lartë ndërsa Shkodra ka numrin më të ulët.

Vitin e shkuar sipas Institutit të Statistikave kanë humbur jetën dhe 161 foshnje. Shkak kryesor i vdekjes së tyre kanë qenë sëmundjet e shfaquara ne periudhen rreth lindjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!