Pse vdesin edhe të vaksinuarit nga koronavirusi? Flet ekspertja pas vdekjes së Colin Powell

schedule13:02 - 19 Tetor, 2021

schedule 13:02 - 19 Tetor, 2021

Vaksina e koronavirusit nuk na bën të pavdekshëm, por na forcon imunitetin. Por edhe nëse dikush që është vaksinuar vdes, kjo nuk do të thotë që personat e tjerë të vaksinuar  do të vdesin gjithashtu, tha një shkencëtare amerikane për CNN një ditë pas vdekjes së ish -sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell nga  koronavirusi.

Leana Wen, një eksperte e politikave dhe menaxhimit shëndetësor të Universitetit George Washington, thekson se sipas shifrave të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksinat zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid  dhe deri në gjashtë herë rrezikun e vdekjes.

“Vaksinat kundër koronavirusit nuk ofrojnë 100% mbrojtje. Asnjë vaksinë nuk e bën këtë dhe asnjë trajtim nuk mund të jetë 100% efektiv.” Por kjo nuk do të thotë që vaksina nuk funksionon, ose se ne nuk duhet të vaksinohemi, “tha ajo për CNN.

Rasti i Colin Powell

Ajo vuri në dukje se disa persona mund të kenë efekte serioze pavarësisht se janë vaksinuar, dhe sipas asaj që është bërë e ditur, Colin Powell i përkiste kësaj kategorie. “Ne e dimë se njerëzit e moshuar, që kanë sëmundje të tjera kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma të rënda dhe të infektohen pavarësisht se janë vaksinuar.

Personat që kanë mieloma të shumëfishtë, si gjenerali Powell  dhe fakti që ka qenë i moshuar ka ndikuar edhe më shumë në përkeqësimin e gjendjes së tij, shpjegoi doktor Wen. Colin Powell, udhëheqësi i forcave aleate në luftën e parë në Irak 30 vite më parë, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare.

“Pra, le të jemi të vetëdijshëm se kjo është një nga arsyet pse ne rekomandojmë dozën e tretë, përforcuese të vaksinës. Megjithatë, personat më të rrezikuar duhet të jenë më të kujdesshëm edhe pas dozës së tretë, sepse ata janë më të prekur, theksoi Wen, duke shpjeguar një analogji të rolit që luajnë vaksinat.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!