Pse u pezulluan negociatat me Greqinë dhe dokumenti që nuk firmosi Krisafi

schedule13:52 - 10 Qershor, 2022

schedule 13:52 - 10 Qershor, 2022

Në emisionin Log. te gazetarit Endri Xhafo u diskutua edhe për pjesën e dytë të negociatave me Greqinë, dhe dy çështjet më të rëndësishme të këtyre negociatave: ligjin e luftës dhe marrëveshjen e detit, dhe për arsyet e pezullimit të këtyre negociatave.

Pyetjes së Xhafos, pse u pezulluan negociatat, pas largimit të qeverisë së Aleksis Tsipras më 09 qershor 2019, Krisafi iu përgjigj që juridikisht ato nuk janë pezulluar.

Krisafi: Nuk e di këtë, juridikisht ato nuk janë pezulluar, sepse nuk ka një akt që të thuhet që ky grup negociator i autorizuar me urdhrin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me numër dhe datë kaq është pezulluar, ndërkohë që nuk është thënë pse po pezullohen.. i kemi lënë negociatat në Athinë, ndërkohë që grupi negociator i palës tjetër thoshte që do të shkojmë në Bruksel për të zgjidhur problemin e anëtarësisë së Shqipërisë.

Pashaj: Të gjithë shqiptarët e dinë dhe e kanë në memorien e tyre, që ishte një dokument apo një protokoll diku që ju duhej të firmosnit, dhe ju jeni një nga personat që nuk e keni firmosur këtë dokument, a është e vërtetë?

Krisafi: Po, është një pjesë e së vërtetës kjo, kur u bënë bisedimet e fundit, kur më erdhi informacioni për ta lexuar vura re se aty kishte nja 2 gjëra që mua më bënë përshtypje dhe nuk doja ti merrja përsipër nja dy gjëra që nuk doja të merrja përsipër përgjegjësinë për të certifikuar vërtetësinë e gjërave që thuheshin aty… jo vetëm unë, por edhe 3 – 4 të tjerë… të cilët më pas u bindën dhe e firmosën, por nuk është firmosur informacioni i zhvillimit të negociatave.

Pashaj: Duhet të ketë pasur diçka të përbashkët,,, që ka kërkuar dhe nuk e keni kërkuar, mund të jetë rreziku që ekziston një dokument i tillë…

Krisafi: Në marrëdhëniet midis shteteve, megjithë kërkesat kushtetuese për transparencë që duhet të jemi të hapur me opinionin publik, ka një marzh të caktuar që nuk dalin në publik, dhe këto janë rregulla klasike të diplomacisë, për këtë çështje që po me flet, unë di të them që jam dhe sot i ndërgjegjshëm që kam bërë mirë që nuk kam hedhur firmën në atë informacion… sepse nuk kisha bindjen, mbase e kam pasur gabim, mbase mund te rezultoi se e kam pasur gabim.

Xhafo: Ju keni qenë përfaqësues i presidenttit?

Krisafi: Kam qenë përfaqësues i Republikës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, por emrin tim atje e vuri presidenti i republikës.

Xhafo: A e keni informuar presidentin e Republikës për gjithscka që ndodh?

Krisafi: Jo, se nuk kisha arsye.

Xhafo: Presidenti ka thënë që kërkesat për informacion nuk kanë ardhur, kuptohet që presidenti e kërkon informacionin në rrugë zyrtare: nga kryeministri dhe Këshilli i Ministrave?

Krisafi: Shteti funksionon në këtë mënyrë dhe bisedimet ndërshtetërore fillojnë dhe mbarojnë në emër të shtetit, dhe ky njeri që incion fillimin e bisedimeve duhet të jetë i informuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!