Pse u komentua veshja e Princit Herri në kurorëzimin e babait

schedule09:28 - 9 Maj, 2023

schedule 09:28 - 9 Maj, 2023

Princi Herri mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Karl, dhe ishte padyshim në qendër të vëmendjes.

Në fakt orët e fundit ai ka qenë ylli i Twitter për shkak të veshjes që kishte zgjedhur. Dior përmes postimeve ka dhënë detaje për kostumin e tij me përdoruesit që kanë bërë komente të neveritshme.

“Kostumi i veshur nga Princi Herri, Duka i Sussex-it, në kurorëzimin e Mbretit Karl III. Në atelie, jeleku dhe pantallonat e dizajnuara nga Kim Jones janë bërë duke përdorur teknika tradicionale të qepjes me dorë”, shkruante dje në llogarinë zyrtare të Dior ndërsa më 6 maj u raportua: “Dior është i nderuar të veshë Princin Herri, Duka i Sussex, për kurorëzimin e Mbretit Karl III në një dizajn me porosi nga Kim Jones.”

Nuk ishin të paktë atëherë ata që komentuan se Princi Herri bëri një marrëveshje tregtare me shtëpinë duke përfituar nga dita historike e babait të tij./abcnews.al