“Pse u fik protesta?”, Beqiri: Në Shqipëri janë kthyer profesioniste, flasin të njëjtë njerëz

schedule22:14 - 23 Mars, 2022

schedule 22:14 - 23 Mars, 2022

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Bardh a Zi” në Abc ndërsa diskutohej tema se “pse u fik protesta” tha se kjo vjen për shkak të mos organizimit.

Sipas tij protestat në Shqipëri kanë një problem të madh, ku flasin dhe e organizojnë të njëjtët persona.

Protestuesit ishin të paorganizuar. Problemi i madh i protestës është mirëorganizimi i tyre, duhet të marrësh mendimin më të mrekullueshëm të këtij vendi. Kur të dalësh në protestë të mos të të kundërshtojë dot askush. Problemi tjetër është se për fatin e keq në këtë vend protestat po bëhen profesioniste, te Teatrit ishin të njëjtët, flas për ata që organizojnë, ata që flasin”, tha Beqiri.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!