Pse u acarua Ilir Meta? Monika Kryemadhi: Kur e ndjen që diçka nuk shkon, reagon në atë mënyrë!

schedule20:47 - 4 Qershor, 2024

schedule 20:47 - 4 Qershor, 2024

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, komentoi veprimet e Ilir Metës, i cili ka ngritur tonet dhe ka kërkuar reflektim në strukturat e partisë. Ajo theksoi se veprimet e tij të asaj natyre ndodhin kur ai kupton se diçka nuk shkon.

“Çdo gjëje që ka kaluar mund t’i bëjmë një analizë, por është ende herët për të bërë një analizë të ftohtë. Punët e brendshme Brenda PL sot, gjithë vërejtje e mia I kam ngritur në mbledhjet ku kam marrë pjesë. Është një e drejtë e presidentit të partisë për të bërë ekipin, sepse ai do të marrë përsipër dhe të mirat dhe të këqijat e drejtimit. Ai ka pasur zgjedhjet e veta, mitologjinë e vet, nuk është hera e parë, kur ai e ndjen që diçka nuk shkon, ai reagon në atë mënyrë. Megjithatë gjërat kanë evoluar”, tha ajo.

E pyetur a ndihet e tradhtuar nga bashkëpunëtorët, Monika Kryemadhi dha këtë përgjigje në “Real Story”:

“Nuk mund të them se ndihem e tradhtuar, sepse nuk i kam ftuar të bëjnë ndonjë aksion politik. Ndihem e zhgënjyer, sepse ka një gjë në jetën politike, se në jetën shoqërore kanë interesat e tyre. Një politikan e bën të suksesshme dhe solid karakteri, ti mund të mos jesh dakord me qëndrimet e mia politike, por qëndrimi njerëzit për shkak . Ka njerëz që kanë frikë t’i urojnë edhe ditëlindjen Kryemadhit për 50 -vjetorin. Vetëm nuk jam, kam shumë miq, mikesha, shokë, profesionistë, të cilët janë krah meje. Jam e lumtur dhe e qetë”, tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!