Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

 Pse të gjithë po flasin për këtë “cheeseburger” vetëm me 20 feta djathë?

schedule12:23 - 13 Korrik, 2023

schedule 12:23 - 13 Korrik, 2023

Banorët rit e Tajlandës u dyndën për të provuar sanduiçin për të cilin po flasin të gjithë në rrjetet sociale.

Arritja e fundit gastronomik nuk përmban mish dhe nuk kursehet në djathë.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë “Burger King” shkaktoi emocione në Tajlandë me ofertën e re, një hamburger pa mish dhe me një sasi të mahnitshme djathi. Restoranti prezantoi një produkt të quajtur “Cheesburger i vërtetë”, një simite e mbushur me rreth 20 fletë djathë.



“Cheeseburger” i ri u shfaq në menutë të dielën, me një çmim të reduktuar prej 109 baht Thai (3.1 dollarë). Risia u bë menjëherë virale në rrjetet sociale në Tajlandë, me shumë përdorues të Tiktok që postuan video duke ndarë përshtypjet e tyre të para për sanduiçin e mbushur me djathë.

“Kjo nuk është shaka. Kjo është e vërtetë”, thuhet në postimin e “Burger King” në rrjetet sociale.

Kjo risi është një shembull i vërtetë se si ekskluzivitetet e ushqimit të shpejtë në mbarë botën po përpiqen të tërheqin vëmendjen. Më shpesh, ata e bëjnë këtë duke prezantuar opsione të paimagjinueshme ose tërheqëse të menusë që shpresojnë se do të përhapen në mediat sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!