Pse shumë baballarë e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre

schedule09:15 - 19 Prill, 2023

schedule 09:15 - 19 Prill, 2023

Shumë burra nuk mësuan kurrë nga babai i tyre se sa të rëndësishme janë përqafimet, fjalët e dashurisë, ndjenjat pozitive. Shumë prej tyre kur u bënë baballarë mësuan të maskojnë ose fshehin ndjenjat e tyre duke përsëritur sjelljen e baballarëve të tyre.

Por ka edhe një kategori tjetër baballarësh, të cilët nuk e kanë lejuar veten të përjetojnë disa emocione pozitive ose i kanë përjetuar ato në një nivel sipërfaqësor. Zakonisht këta meshkuj e kanë të vështirë të marrin dhe të tregojnë emocione pozitive edhe ndaj fëmijëve të tyre.

Emocionet dhe fëmijët

Ne e dimë se baballarët janë modele shumë të rëndësishme për fëmijët e tyre . Kështu që shumë shpesh ata mësojnë se si të fshehin ose shtypin ndjenjat e tyre dhe cikli thjesht përsëritet.

Por figurat e babait duhet të modelojnë emocione të shëndetshme dhe t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë, ndajnë, njohin dhe shprehin të gjitha llojet e emocioneve në një mënyrë të shëndetshme.

Fëmijët duan të dinë se janë të dashur

Fëmijët duhet të ndihen të dashur nga baballarët e tyre. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani mend se:

  • Dashuria i inkurajon fëmijët.
  • Dashuria i ngushëllon fëmijët.
  • Dashuria u jep fëmijëve besim.
  • Dashuria i bën fëmijët të ndihen të sigurt.
  • Dashuria është dhurata më e madhe e prindërve për fëmijët.

Kur baballarët të mësojnë si të menaxhojnë dhe shprehin emocionet e tyre, ata do të fillojnë të shijojnë gjithashtu përfitimet: dashuri në vend të urrejtjes, qetësi në vend të zemërimit, përqafime në vend të indiferencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!