Pse Princi William nuk mban unazë martese?

schedule16:56 - 17 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 17 Tetor, 2024

Ne vazhdimisht komentojmë faktin që Kate Middleton hoqi unazën e martesës. Ajo nuk e mban më unazën e saj ikonë të martesës me safir dhe diamant në daljet publike. Megjithatë, askush nuk e komenton faktin se Princi William nuk mban kurrë unazë martese. Në fakt, ai nuk ka mbajtur kurrë unazë martese dhe i qëndron këtij vendimi edhe sot e kësaj dite.

Një burim që foli për Mirror tha se vendimi lidhet me stilin. “Ai nuk i pëlqen bizhuteritë”, shpjegoi burimi. “Ai nuk e ka vendosur kurrë një të tillë. Gjithçka janë preferencat e tij personale”.

Duke folur në vitin 2018 me Marie Claire, komentatorja mbretërore Eloise Parker shtoi: “Ndërsa është tradicionale që gratë në familjen mbretërore të mbajnë një unazë fejese dhe një unazë martese pas dasmës së tyre, nuk ka qenë kurrë traditë që burrat të mbajnë”. “Kjo është arsyeja pse Princi Philip dhe Princi William nuk veshin. Mendoj se kur dasma jote shikohet nga miliona njerëz, të gjithë e dinë që je i martuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!