Të shtunën në mbrëmje, familja mbretërore britanike mori pjesë në Festivalin e Ditës së Armëpushimit, një ngjarje kushtuar britanikëve që shërbyen dhe ndwrruan jetw. Në këtë ditë të veçantë festohet fundi i Luftës së Parë Botërore dhe ngjarjet që ndodhin kanë një simbolikë të lartë.
Princi dhe Princesha e Uellsit morën pjesë në Festival dhe tërhoqën gjithë vëmendjen. Princi William zgjodhi për këtë rast, një kostum të errët, ndërsa xhaketa e tij ishte zbukuruar me medaljet e tij dhe një lulekuqe të kuqe.
Ai e kompletoi look-un e tij me një kravatë me vija në ngjyrat e blusë së errët dhe të kuqes. Është një kravatë që e ka mbajtur më parë.
Më konkretisht, çdo vit në këtë event, Princi William mban të njëjtën kravatë, e cila është pjesë e uniformës ushtarake të Divizionit të Familjes, e njohur edhe si Divizioni i Shtëpisë. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, Princi i Uellsit shërbeu në The Blues and Royals, kalorësia e Ushtrisë Britanike, dhe kjo kravatë është një kujtim i çmuar për të./abcnews.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram